-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kadri Veseli paralajmëron largime nga PDK-ja

Shefi i PDK’së, Kadri Veseli, ka paralajmëruar largime nga partia, në kuadër të procesit zgjedhor. Nuk ka përmendur emrat e atyre që pritet të përjashtohen nga Partia e tretë në Kosovë.
Veseli është ankuar se disa ish-zyrtarë të PDK’së janë kthyer në kundërshtarët më të ashpër të partisë së themeluar nga Hashim Thaçi. As për këtë konstatim Veseli s’ka përmendur emra.

“Duhet pranuar edhe një fakt, ka shumë individë të cilët e kanë keqpërdor PDK-në, pastaj janë munduar të abuzojnë, pikërisht kanë abuzuar me PDK-në, pastaj e kanë sulmuar PDK-në. Janë shumë, të cilët sot i keni edhe shumë aktivë në skenën politike kosovare. Fat i mirë që nuk janë me ne edhe fat i mirë edhe disa të shkojnë, por, fat i mirë se shumë të tjerë të mirë do të vijnë dhe ne do të jemi të fuqishëm për Kosovën”, ka thënë Veseli, në një intervistë për KP.

Kryetari i ri i PDK’së prej se ka marrë udhëheqjen e partisë i ka shënuar dështime të njëpasnjëshme. Ka humbur komunat si Prizrenin, Vushtrrinë, Kamenicën etj. PDK në Parlament është partia e tretë. Ndërsa, në dy mandatet e fundit u ka ndihmuar partive tjera të udhëheqin me Qeverinë. Para se të jetë pjesë e PDK’së ka udhëhequr SHIK’un, një organizatë për të cilën ka akuza se ka marrë pjesë në veprimtari kriminale në Kosovë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img