“E rëndësishme është që Kosova ka qenë prezente në SHBA. Tashmë është krijuar një traditë e pjesëmarrjes së Kosovës gjatë punimeve të OKB-së”.
“Temat që kam diskutuar gjatë qëndrimit tim në SHBA kanë qenë fillimisht për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, së dyti kam zhvilluar diskutime për mundësitë e përshpejtimit të liberalizimit të vizave. E treta, diskutimet në lidhje me transformimin e FSK-së, dhe së fundmi procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me mundësi të një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”.
Hashim Thaçi është takuar edhe me presidentin amerikan Donald Trump, me të cilin tha se ka diskutuar për proceset në Kosovë.
“Ishte një pritje tradicionale nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Edhe këtë takim të shkurtër e kam shfrytëzuar të bisedoj për Kosovën. Për progresin, suksesin e Kosovës dhe për atë që Kosova vazhdon të mbetet miku më i mirë i SHBA-ve”.
“Presidenti amerikan ka vlerësuar Kosovën si vend të mrekullueshëm dhe një popull të mrekullueshëm. Definitivisht, Trump e ndjen dhe e përshëndet vazhdimisht procesin e Kosovës”.