Është mesfushori kroat, Luka Modric, që i ka dhënë fund këtij dominimi, duke e fituar çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë të vitit, i njohur si ‘The Best’.
Pjesa më e madhe e figurave të sportit, e kanë cilësuar si të merituar këtë trofe, pas atij sezoni fantastik të mesfushorit kroat.
Kishte edhe nga ata që menduan se Ronaldo dhe Messi duhej të ishin në treshen finale, dhe njëri nga këta dy ta fitonte.
Njëjtë duket se mendojnë edhe vetë Ronaldo dhe Messi, të cilët fillimisht kanë bojkotuar ceremoninë e FIFA-së për ‘The Best’, por kanë refuzuar të urojnë Modricin për këtë çmim. Së paku këtë se kanë bërë akoma në rrjetet sociale.