“Ju ndihmuat Kosovën në rrugën e saj drejt lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe tani jeni duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar. Populli dhe institucionet e Kosovës janë krenarë që kanë një zë të fuqishëm në Senatin dhe Kongresin Amerikan. Për këtë kontribut tuajin ne do të jemi përjetësisht mirënjohës”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj, i ka njoftuar kongresistët amerikanë për përkushtimin e qeverisë së Kosovës për reformat e gjithanshme, zhvillimin ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.
Kongresistët amerikanë, edhe njëherë i konfirmuan kryeministrit Haradinaj mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjitha proceset politike dhe zhvillimore në Kosovë.