6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rritja e normës së interesit nga Rezerva Federale zbret vlerën e dollarit amerikan

Shkëmbimi valutor i euros vjen nën presion për shkak të rritjes së dollarit amerikan, ndërsa Rezerva Federale amerikane vendosi dje për të rritur normat e interesit në 2.25 për qind nga 2 për qind e mëparshme, duke parashikuar se do të ketë edhe më tutje rritje të normës. Ky qëndrim i politikës do të jetë në fuqi deri në vitin 2021, si afati i fundit i parashikimeve.

Rezerva Federale e sheh ekonominë amerikane në rritje më të shpejtë se sa pritej, pra 3.1 për qind për këtë vit dhe që do të vazhdoj të zgjerohet për të paktën tre vite të tjera, papunësia e ulët dhe inflacioni i qëndrueshëm do të janë në nivelin 2 për qind, përcjell Telegrafi.

Euro, nga ana tjetër, shihet nën presion pasi qeveria italiane pritet të publikojë objektivat e saj të deficitit dhe të borxhit, përpara se të dërgojë planin e tyre të buxhetit në Bruksel deri më 15 tetor, ndërsa buxheti aktual do të publikohet më 20 tetor.

Ministri italian i Financave, Giovanni Tria, tha të mërkurën se buxheti i vitit 2019 i Italisë do të përfshinte të ardhura bazë për të varfëritë dhe do t’u lejonte njerëzve të dalin në pension më herët, duke përmbushur kërkesat nga partitë e koalicionit qeverisës.

Aktualisht euro po shkëmbehet me 1.17 dollarë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img