6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Moldavia njësoj si Kosova, mund t’i dëbojë 48 shtetas turq

Drejtoresha e organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International në Moldavi, AIM, Cristina Pereteatcu, ka thënë për BIRN se besojnë se 48 banorë turq në Moldavi janë nën vëzhgim nga autoritetet moldave dhe mund të kenë të njëjtin fat si shtatë mësues turq të dëbuar kohët e fundit nga vendi.

“Edhe 48 shtetas turq të tjerë mund të dëbohen nga Moldavia. Këta do të ishin njerëz në një listë të zezë që nuk janë vetëm nga zinxhiri i shkollave të mesme “Horizont”, por që kryejnë aktivitete të tjera në Moldavi, siç janë biznesmenët”, tha Pereteatcu për BIRN.

I pyetur për fatin e shtatë mësuesve turq, të cilët tashmë janë kthyer nën kujdesin e autoriteteve turke, Pereteatcu tha se rrezikonin të dënoheshin me burgim të përjetshëm.

“Ne e dimë se tre prej tyre janë në një qeli dhe të katër janë në qeli në vende të ndryshme paraburgimi. Atyre u është siguruar një avokat”, shtoi ajo.

Pereteatcu tha se AIM dhe organizata të tjera të të drejtave të njeriut në Moldavi janë duke përgatitur një reagim të fortë ndaj vizitës së njoftuar të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në vend më 17-18 tetor.

Erdogan pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së pallatit presidencial të presidentit Igor Dodon, i cili po riparohet nga kompani turke nën një kontratë prej 10 milionë eurosh të paguara nga TIKA, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

Drejtoresha e AIM akuzoi autoritetet moldave për falsifikim të dokumenteve zyrtare me qëllim që të përpiqeshin të tregonin se ata po vepronin ligjërisht me dëbimet e shtetasve turq.

Amnesty dërgoi një kërkesë në parlamentin moldav më 8 shtator, duke i kërkuar atij të shpjegojë se pse seancat në parlament për turqit e dëbuar u mbajtën me dyer të mbyllura, duke thënë se publiku ishte i etur të dinte më shumë për këtë rast.

Autoritetet u përgjigjën duke thënë se motivet për dëbimin e shtatë turqve mbetën “sekret shtetëror” dhe nuk mund të zbulohen për publikun.

Ata thanë se komisioni parlamentar për sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe mbrojtjen publike kishte organizuar një seancë të madhe mbi veprimtarinë e Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë SIS.

Brenda kësaj, anëtarë të grupeve të ndryshme parlamentare kishin kryer seanca dëgjimore me autoritetet kompetente për qytetarët e dëbuar turq.

“Seanca ishte një procedurë e mbyllur dhe të gjitha informacionet janë klasifikuar si sekret shtetëror,” tha komisioni parlamentar për Amnesty International Moldavia.

Megjithatë, ai tha se kërkesa e Amnesty do të përcillet në Prokurorinë e Përgjithshme.

Pas marrjes së kësaj përgjigje, Amnesty citoi se ishte ende “konfuze nga sekreti i seancave të përfaqësuesve të autoriteteve përgjegjëse për rrëmbimin e një grupi qytetarësh turq”.

“Ne e konsiderojmë këtë një çështje me interes publik dhe përsërisim se është e nevojshme të shpjegohen publikisht arsyet dhe procedura për shpalljen e këtyre njerëzve të padëshiruar,” theksoi ai.

Pereteatcu tha për BIRN se shqetësimi kryesor është gjithashtu se vetë moldavët mund të shënjestrohen në të njëjtën mënyrë në të ardhme.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img