Sevilla u tregua superiore të mërkurën mbrëma, duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 3-0, ku pas ndeshjes trajneri i Realit tha se lojtarët nuk punuan shumë gjatë ndeshjes.
Kjo ishte një ndeshje të cilën e humbi kampioni i Evropës, para se të përballet me rivalin lokal, Atletico Madridin, të dielën në kuadër të La Ligas, transmeton Gazeta Express.
“E kishim idenë për të luftuar më shumë dhe ne nuk e bëmë këtë siç dëshironim”, tha trajneri spanjoll pas ndeshjes.
“Sevilla ishte superiore”.
“Marcelo duket se ka një thyerje, por duhet të presim”, tha Lopetegui për mbrojtësin brazilian, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes.
“Në ligë këto gjëra ndodhin, por ajo që do të bëjmë është përgatitja në maksimum për ndeshjen e ardhshme”.