Balkan Green Foundation organizon tryezën e rrumbullakët me temën: “A është Kosova e gatshme për të trajtuar ndryshimet klimatike?” (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 09:00)
GIZ dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizojnë konferencën ‘Opportunity Scouting‘ (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 09:30)
Instituti Demokraci për Zhvillim organizon punëtorinë “Dialogu social për fuqizim” (Hotel Sirius, ora 10:00)
Mbahet paniri i sportit në komunat e Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt, Vitisë, Drenasit, Vushtrrisë, Dragashit, Deçanit, Lipjanit, Rahovecit, Obiliqit, Skënderajt (Sheshet e Komunave, ora 10:00)
Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)
Me rastin e Javës Evropiane të Sportit organizohet tryeza “Sporti në shkolla: Fuqizimi i komunitetit përmes angazhimit, kreativitetit dhe inovacionit të rinisë” (restorant “Residenca”, Klinë, ora: 10:00)
Vazhdon shënimi i “Ditëve të trashëgimisë evropiane” me aktivitete të ndryshme (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 10:00)
Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione organizojnë tryezën e diskutimit “Si duhet të zgjidhet çështja e personave të pagjetur në Kosovë” (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)
Avokati i Popullit pranon ankesat që kanë të bëjnë me shkelje të të drejtave të njeriut (Zyra Rajonale në Gjakovë, ora 10:00)
Ministri i Kulturës Kujtim Gashi dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, do ta bëjnë hapjen e Panairit të Sportit në Prishtinë (sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)
Zv.komandanti i KFOR-it Gjeneral Brigade, Janos takohet me Sekretarin e Këshillit te Sigurisë se Kosovës (Hapësirat e Sekretariatit te Këshillit te Sigurisë së Kosovës, objekti kryesor i Qeverisë, “Nëna Tereza”, ora 11:00)
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do të vizitojë Kullën e Zenel Beut në Pejë (Kulla e Zenel Beut, rr. 51 William Walker, ora 11:00)
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit organizohet ecje në shtegun drejt Liqenatit në Rugovë. (Pejë, ora 13:40)
Prezantohet raporti hulumtues i përgatitur në lidhje me Kontratën për Zgjatjen e Pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. (Auditorium i RIT Kosovo, AUK, rrugës për Gërmi, ora 14:00)
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pret në takim Ministrin e Austrisë, Gernot Blümel me bashkëpunëtorë. (Ndërtesa e Qeverisë salla e mediave, ora 14:15)
Në kuadër te Panairit të Sportit në Gjilan mbahet turneu “Fadil Vokrri” (Stadiumi i qytetit në Gjilan, ora 15:00)
Hidhet shorti për turneun e hapur në ping pong “Festari Open 2018” (Zyra e Federatës, ora 17:00).
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/cfare-do-te-ndodhe-sot-ne-kosove-486-579754/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright