3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi, i pakorrigjueshëm

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë dje se ka marrë përkrahje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për, siç ka thënë ai, “korrigjim të lehtë” të kufirit me Serbinë. Në anën tjetër, drejtuesit e opozitës insistojnë se presidenti i vendit nuk mund të marrë vendime për Kosovën “kokë më vete”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se ka marrë “aminin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, ku do të përfshihej edhe një “korrigjim i lehtë” i kufirit Kosovë – Serbi.

Megjithatë, monitoruesit e procesit të dialogut mbeten të sigurt se SHBA-ja nuk do të përkrahë një marrëveshje që mund të sjellë jostabilitet në rajon.

Ata vlerësojnë se skenari i paralajmëruar nga presidenti për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, pa i ofruar diçka në këmbim Serbisë, është krejtësisht i pamundur që të realizohet, shkruan më tutje “Zëri”.

Sipas tyre, kreu i shtetit është ende i paqartë në deklarimet dhe në paralajmërimet e tija lidhur me opsionin për korrigjim të kufirit, pasi që Thaçi nuk po shpjegon se çka saktësisht nënkupton ky korrigjim.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës konsiderojnë se presidenti Thaçi nuk mund të marrë vendime për Kosovën pa e pasur mbështetjen institucionale.

Sipas tyre, ish-kryeministri i shtetit me deklarimet se ka mbështetje ndërkombëtare për korrigjim kufijsh është duke e mashtruar veten dhe qytetarët e vendit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img