3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bisedime me çdo kusht por jo marrëveshje pa asnjë kusht, thotë Hoxhaj

Nënrkyetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj ka thënë se subjekti të cilit i takon është për bisedime me çdo kusht, por jo për marrëveshje pa asnjë kusht, me Serbinë.

“PDK-ja e ka njëlloj trashëgimie të asaj çka është Kosova e pavarur. Ne mendojmë që marrëveshja obligative ligjore elementin e parë bazik duhet ta ketë njohjen. Nëse nuk ka njohje të ndërsjellë nuk kemi çfarë të flasim me Serbinë. Element i dytë duhet të jenë marrëveshjet tjera bilaterale. Element i tretë duhet të jetë edhe shënimi i vijës kufitare. Ne duam dialog me çdo kusht, por nuk duam marrëveshje pa asnjë kusht”.

Në Zona B ai ka deklaruar që do të mundohen ta bindin opozitën të bëhet pjesë e Ekipit Negociator, por jo pafundësisht, pasi proceset politike nuk presin.

“Fakti që kemi mbetur në nivelin e deklaratave politike në studio televizive dhe në konferenca për shtyp dhe nuk ka vetëdije për urgjencë ndërkombëtare është i çuditshëm”.

“Prej 1 tetorit treni i dialogut Kosovë-Serbi do ta ketë një shpejtësi tjetër. Duhet që qeveria dhe opozita ta tejkalojnë veten. Duhet të futemi në Kuvendin e Kosovës dhe ta kemi një delegacion të përbashkët që shkon në Bruksel. Përmbyllja e shtetësisë nuk është temë e një qeverie”.

“Në tre vjetët e fundit kemi lëvizur si kurrë më shumë në një politikë të egove, të pushtetit dhe të fragmentarizimit. Kurrë më parë nuk ka ndodhur kjo. Ne si PDK kemi qenë opozitë, por kemi marrë pjesë në negociatat e Vjenës, dhe pastaj i kemi fituar edhe zgjedhjet”.

“Deri në javën e fundit të tetorit presim. Nëse mund të merremi vesh dhe ta votojmë atë ekip”.

Ndërsa, sa i përket mospajtimeve mes presidentit të vendit dhe kryeministrit për idenë e të parit lidhur me korrigjimin e kufirit me Serbinë, Hoxhaj ka nënvizuar se pret që të dy t’i përfarojnë qëndrimet, meqë një diferencë e tillë e dëmton vendin.

“Presidenti dhe kryeministri janë udhëheqës të politikës së jashtme. Natyrisht që duhet të koordinohen. Nuk ma merr mendja që kjo situatë duhet të vazhdojë në pafundësi. Ma merr mendja që do të ketë përafrim të qëndrimeve dhe pikëpamjeve, sepse do ta dëmtonte pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img