Raporti i përgatitur nga kryetari aktual i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin gjerman Roetgen Norbert, dhe nga një ish-mbikëqyrës në dialogun teknik mes Prishtinës e Beogradit, u bazua në deklaratat e ambasadorëve të vendeve evropiane në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
Në raport thuhet se Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka filluar ta humbasë mbështetjen e vëzhguesve të huaj në Kosovë, por që kundërshtar të idesë për korrigjim të kufijve e ka edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Tanjug.
“Të dyja palët në debatin në lidhje me idenë e “korrigjimi të kufijve” janë të përcaktuara në mënyrë të qartë: Kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, dhe Vetëvendosje kundërshtojnë idenë, ndërsa kryetari Hashim Thaçi është pro”, thuhet në raport.
Në raport gjithashtu thuhet se ambasadorët evropianë vlerësojnë se ndryshimi i kufijve nuk do të mund të bëhet me mjete paqësore.