-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

20 vjet nga masakra e Abrisë

Sot bëhen 20 vjet që kur forcat pushtuese kryen masakrën ndaj familjes Deliu në Abri të Drenasit.

Më 26 shtator 1998 forcat serbe kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme, gjatë luftës në Kosovë, ku u masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq, nga mosha gjashtë muajsh e deri në 94 vjeçare.

Më 25 shtator familja Deliu ishte strehuar në mal, për t’i shpëtuar sulmeve shfarosëse serbe.

Një ditë më vonë, më 26 shtator, rreth orës 10:00 paradite, aty kishte depërtuar këmbësoria serbe, ku edhe kanë kryer masakrën ndaj familjes Deliu, që të gjithë civilë.

Familja e masakruar ishte fotografuar nga gazetarët ndërkombëtar, pasi forcat armike nuk kishin arritur që t’i fshehin gjurmët e masakrës, ashtu siç kanë bërë në shumë masakra tjera në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img