Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se debati për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës e Serbisë është i koordinuar.
Ky koordinim, sipas tij, është bërë nga presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq i Serbisë.
“Kosovën e ka zënë të papërgatitur”, është shprehur Haziri në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.
Haziri ka vlerësuar se “kauza e shqiptarëve në lindje është e shenjtë. Duhet të punojnë Prishtina e Tirana më shumë për ta”.