Arsene Wenger ka konfirmuar blerjen e dy futbollistëve.
Shkodran Mustafi dhe Lucas Perez janë futbollistë të skuadrës londineze.
Për mbrojtësin shqiptar të Valencias, Gunners kanë paguar 35 milionë funte, ndërsa për sulmuesin e Espanyolit 17.1 milionë funte, transmeton Telegrafi.
Francezi konfirmoi se tashmë dyshja ka kaluar me sukses testet mjekësore dhe kanë mbetur vetëm kompletimi i dokumenteve të nevojshme të futbollistëve që t’i bashkohen Arsenalit.
“Pasi që Lucas Perez nuk është ftuar nga Spanja, ai mund të na bashkohet menjëherë. Shkodran Mustafi nuk mund të bashkohet me skuadrën menjëherë, pasi që ai do të grumbullohet me Gjermaninë”, përfundoi Wenger. /Telegrafi/