-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Anton Quni tregon se çfarë bisedoi Hashim Thaçi me Tahir Zemajn

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka përkujtuar sonte një moment nga koha e luftës kur ish-Ministri i Mbrojtjes së Qeverisë në Ekzil, Ahmet Krasniqi po kërcënohej.

“Ka pas një telefonatë gjatë vizitës së Hashim Thaçit në repartin ushtarak në Dukagjin ku ka kërkuar nga Tahir Zemaj që të pranojë varësinë ndaj Shtabit të Përgjithshëm. Kolonel Tahir Zemaj tha se nëse ju bindni ministrin,atëherë unë zbatoj urdhrat e tij.

Aty për aty ka qenë një bisedë me telefon satelitor dhe në këtë bisedë nuk ka pasur konotacion pozitiv pra ka qenë me agresivitet, me kërcënime e gjëra të tjera”, ka thënë Quni në Dukagjin.

Quni ka thënë se përmbajtjen konkrete nuk e di dhe ndoshta sipas tij duhet edhe njëherë të rishikohen gjithë publikimet e bëra deri më tani.

“Ka pasur edhe eprorë të tjerë që janë më kompetent të flasin për këtë punë. Biseda që kishte e që s’ishte e mirë është vërejtur në klimën e sjelljes, pra në paraqitjen e ministrit, vërehet nga disponimi. Pas çdo  bisede nëse ka pasur me ndonjë akter të rëndësishëm i cili ka qenë i involvuar në zhvillimin e luftës në Kosovë”, ka shtuar Quni.

Ndryshe Krasniqi u soll për t’u rivarrosur në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë në 20 vjetorin e rënies së tij. Krasniqi ishte vrarë në Shqipëri në moshën 50 vjeçare, por edhe pas kaq shumë vitesh ende nuk është zbuluar se kush realizoi vrasjen e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img