Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendi, Avdullah Hoti, ka treguar për takimin e sotëm të kryetarit të LDK-s, Isa Mustafa me kryesinë e këtij subjekti.
Hoti ka sqaruar se në takimin e kryesisë u diskutua për gjetjen e një mënyre për rrëzimin e qeverisë.
Ky është postimi i plotë:
Pas takimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me Grupin Parlamentar, me ç’rast u diskutua për gjetjen e një rruge të përbashkët për rrëzimin e qeverisë, është takuar kryesia e LDK-së.
Çështja e dialogut mbetet temë kryesore e kryesisë së LDK-së, me ç’rast u formua një grup punes për Platformën e dialogut, e cila jep korniza të qarta se si duhet të vazhdohet me dialog.
Po ashtu gjatë takimit të kryesisë u formua edhe një grup punes i cili do të punoj rreth platformës zgjedhore.
LDK-ja mbetet e përkushtuar që vendi të shkoj sa më shpejt në zgjedhje dhe të përmbushen të gjitha interesat e qytetarëve të Kosovës.