9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Kemi mbështetjen e ShBA-ve për marrëveshjen finale me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar se kanë përfunduar takimin me mikun e Kosovës njëherësh senatorin, Ron Johnson.

Thaçi, ka thënë se Johnson i ka shërbyer ShBA-ve dhe ka mbështetur rrugëtimin e vendit tonë drejtë lirisë, pavarësisë dhe procesit të shtet- ndërtimit.

Ai ka shtuar se mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe gjatë ditëve në vijim për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut.

Duhet përmendur se pjesë e takimit kanë qenë edhe Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

Sapo përfunduam një takim me mikun e Kosovës, senatorin Ron Johnson. Senatori Johnson duke i shërbyer SHBA-së, ka mbështetur rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe procesit të shtet-ndërtimit.

Të njëjtën mbështetje të ShBA-së do ta kemi edhe këtyre ditëve në agjendën tonë për shtimin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut. HTH.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img