9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Vëllai i Ahmet Krasnqit: Urdhërdhënësit e vrasjes së Ahmetit janë në pushtet në Prishtinë e Tiranë

Në vitin 2015, vëllai i Ahmet Krasniqit, Behxheti ka lëshuar akuza se vrasësit e ish-Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës janë në pushtet, në Prishtinë dhe Tiranë. Akuza edhe më të drejtpërdrejta ka dhënë Gani Geci, të premten, kur u rrivaros në Prishtinë Ahmet Krasniqit. Geci ka thënë se urdhërdhënës i vrasjes së Krasniqit është Hashim Thaçi. Presidenti i Kosovës ende s’e ka thënë asnjë fjalë për këto akuza.

Behxhet Krasniqi, vëllai i kolonel Ahmet Krasniqit ka shprehur bindjen e tij se ata që e vranë ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqin janë sot në skenën politike të Shqipërisë e të Kosovës, shkruan KohaJone, më 2015.

Krasniqi nuk ka dashur të flasë me emra dhe nuk i ka rangut ata në hierarkinë e pushteteve në Prishtinë e në Tiranë, por ka konfirmuar, se ata që urdhëruan vrasjen e vëllait dhe që janë pjesë e kësaj vrasje makabre, sot janë në dy pushtetet e shteteve tona.

“Unë mendoj se ata që urdhëruan vrasjen e vëllait tim e të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës kolonel Ahmet Krasniqit janë sot në skenën politike të Shqipërisë e Kosovës.

Ata i takojnë niveleve të ndryshme të hierarkisë së këtyre pushteteve, por po e them, unë si vëlla i kolonelit, dyshoj se këta persona janë sot në pushtet edhe në Tiranë dhe në Prishtinë” është shprehur Behxhet Krasniqi.

Ish-Ministri i Mbrojtjes i Qeverisë në Ekzil, Ahmet Krasniqi është ekzekutuar më 21 shtator 1998 në Tiranë, në moshën 50-vjeçare. Trupi i tij ishte varrosur fillimisht në varrezat e Sharrës, shumë pranë mikut të tij Azem Hajdari. Të premten, eshtrat e Krasniqit u rivarrosen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë. Aty, morën pjesë të gjithë udhëheqësit e Shtetit përfshirë Presidenti Hashim Thaçi. Pas kësaj, Gani Geci, tha se urdhërdhënës i vrasje së Krasnqit ishte Hashim Thaçi. Madje, ish-deputeti i Kosovës paralajmëroi se me ish-Shefin politik të UÇK’së do të takohet në Gjykatën Speciale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img