9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Çështja e veteranëve, Pacolli kundër shefit të tij!

Çështja e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është njëra ndër temat më të përfolura në vend pasi tanimë edhe organet e drejtësisë do të merren me afro 20 mijë veteranë të cilët janë përfshirë në listat e “Mashtruesve”.

Sa i përket gjykimit se kur do të nis për rastin e veteranëve, ende nuk është caktuar një gjë e tillë , veçse është e bërë e ditur se do të gjykohet nga gjyqtarja,  Nushe Kukaj-Mekaj, gruaja e djalit të axhës së Sali Mekajt.

Mirëpo, deri në vendimin e Gjykatës  liderët e institucioneve përkatësisht Qeverisë dhe MPJ-së  kanë dhënë qëndrime të ndryshëm prej njëri-tjetrit, shkruan Indeksonline.

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se të gjithë veteranët duke mos përjashtuar edhe ata të rrejshëm duhet ta marin pensionin deri sa për këtë të vendos Gjykata.

“Askujt nuk i ndalet pensioni, deri sa për të nuk vendosë një gjykatë. Pra pensionin do të vazhdojnë me i marrë të gjithë, të rrejshëm e të pa rrejshëm. Derisa nuk ka një vendim gjykate, do të respektohen të gjithë“, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, pas qëndrimit të shefit të ekzekutivit, ndryshe del të jetë ai i  Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit. Ai  ka thënë se shteti duhet që t’ua heq paratë veteranëve të rrejshëm.

“…kam një propozim ; nëse zbulohet se në lista ka veteranë të rrejshëm, unë do propozoj që mjetet që i merrnin ata, të shkojnë tek familjet e atyre që kanë humbur të afërmit e tyre gjatë kohës së luftës, të vrarë, të zhdukur, apo të gjymtuar e dhunuar.  Shteti i Kosovës, shoqëria ia u ka borxh këtyre familjeve që kanë një, dy apo më shumë viktima. Unë vetë ndihmoj shumë prej tyre, por shteti duhet të ndihmojë institucionalisht. Kështu do të bënim drejtësi të vërtetë me viktimat e luftës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar së fundi  duke treguar për numrin e ushtarëve që ishin pjesë e UÇK-së. Sipas tij, Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka pasur më tepër se 13-15 mijë veteranë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img