Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se me iniciative të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me kërkesë të familjeve sot do të bëhet rivarrimi i eshtrave të heroit të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqit dhe dëshmorit Qazim Jakupi.
Rivarrimi i eshtrave të Kolonel Krasniqit, sipas Liamjt, po bëhet 20 vite pas vrasjes së tij në rrethana ende të pasqaruara.
Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Liria e Kosovës është arritur me gjakun dhe mundin e shumë brezave.
“I paharrueshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.