1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Godet, Mustafa: Votimi i PE, vetëdijesim i atyre që bllokuan për dy vite demarkacionin me Malin e Zi

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për votimin pro të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, kjo është një fitore e përbashkët e institucioneve të BE-së e po ashtu vetëdijesim i atyre që kundërshtuan më shumë se dy vite ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

“Sot Parlamenti Evropian votoi që qytetarët e Kosovës t’i barazojë me qytetarët tjerë evropian, që edhe ata të lëvizin lirë në vendet e Shengenit. Është kjo fitore jonë e përbashkët, e institucioneve të BE-së, e përmbushjes së kritereve nga shteti i Kosovës dhe e vetëdijesimit të atyre që kundërshtuan më shumë se dy vite ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Të shpresojmë por edhe të punojmë që edhe Këshilli I Ministrave të BE-së në të ardhmen e afërt të vendosë pozitivisht për liberalizimin e vizave. Këtë vendim e meritojnë qytetarët e Kosovës. IM”, ka shkruar Mustafa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img