Kryetari i NISMA Socialdemokrate njëkohësisht zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se në politikë nuk munde të keshë vetëm refuzim, pa pasur ndonjë ofertë.
Limaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë opozita e tanishme ka numër të madh të deputetëve por nuk po bën asgjë deri më tani.
“Nëse shkojmë në zgjedhje çka do të ndryshon? Ne mundemi me shkua në zgjedhje edhe nëse jemi duke dialoguar me Serbinë”, tha Limaj, përcjell Telegrafi.
Limaj ka thënë se opozita i ka vendet e tyre në grupin e dialogut, dhe sipas tij ata mund të kërkojnë të ndryshojë formati apo të zvogëlohet numri.
“Ne nuk kemi hyrë në dialog pa ftuar opozitën. Kemi pritur gati një vit, dhe ata i kanë vendet e tyre në këtë grup”, tha ai.
Limaj ka thënë se ekipi i presidencës i ka vendet e veta në grupin e dialogut ndërsa qeveria të vetat.
“Kjo logjika e shqiptarëve se kush është bajraktari na ka shkatërrua këtë komb. Është çështje e presidencës se a përfaqësohet nga kamarieri i tyre, apo nga shefi i kabinetit të presidencës apo vetë nga presidenti. Qeveria e Republikës së Kosovës ka folë, dhe ajo ka propozuar emrat me të cilët do të përfaqësohet”, tha Limaj.