-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli priti ambasadoren e re të Suedisë, Hernmarck Ahliny

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim njohës Ambasadoren e re të Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, znj. Karin Hernmarck Ahliny, e cili ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ministri Pacolli ka njoftuar ambasadoren Ahliny për proceset në Kosovë, fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar si dhe agjendën euro-integruese të Kosovës. Pacolli  ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që Suedia ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha aspektet. Kreu i diplomacisë së Kosovës gjithashtu ka shprehur vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve.

Nga ana tjetër ambasadorja suedeze ka vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë duke rikonfirmuar përkrahjen e mëtutjeshme të Suedisë për shtetin e Kosovës. ​

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img