Ai në një konferencë për media gjatë ditës së sotme ka thënë se i ka dorëzuar kreut të INTERPOL-it, Meng Hongwei, fakte me shkrim se pse sipas tij Kosova nuk duhet të fitojë anëtarësimin, transmeton lajmi.net.
Siç thotë Stefanoviq, një shtet mund të bëhet pjesë e INTERPOL-it vetëm nëse është anëtar i OKB-së.
Aplikacioni për anëtarësim i Kosovës është përfshirë në draftin e axhendës së përkohshme të sesionit të 87 të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, i cili sipas njoftimeve të mëparshme mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe në nëntor.
Të anëtarësuara në INTERPOL janë gjithësej 192 shtete.