Hoti ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se deklaratat e nënkryetarit të partisë, Haziri, për ndryshim kufijsh, përbëjnë vetëm qëndrimin e tij personal.
“Haziri në disa prononcime publike e ka shprehur si opinion të tij, dhe ka deklaruar publikisht se e respekton qëndrimin e LDK-së”, është shprehur Hoti.
“Ne jemi për ruajtjen e shtetësisë, në kufijtë që është, dhe për konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare”, ka theksuar ai.
I pyetur se si e sheh daljen e Hazirit me qëndrim të ndryshëm nga partia, Hoti është përgjigjur: “Do të dëshironin që jo vetëm brenda LDK-së, por edhe në krejt shtetin të ketë unitet”.
“Ka zëra të ndryshëm që nuk janë krejt në dakordancë”, ka theksuar ai, duke shtuar se ata në fund të fundit e respektojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së.