-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Media evropiane jep alarmin, përmes një karikature paraqet hartën e “korrigjimit të kufijve”

Një nga mediat politike më të njohura në Evropë, “Politico”, i ka kushtuar në numrin e saj të radhës, me karikaturën kryesore në ballinë, zhvillimeve të fundit për një marrëveshje të mundshme mes presidentëve Vuçiq dhe Thaçi, për një “korrigjim kufijsh” mes vendeve të tyre, Serbi dhe Kosovë.

Në karikaturën e realizuar nga Ali Walker shfaqen hartat e Serbisë dhe Kosovës, mbi të cilat secila palë “vizaton” kufij me pistoletë-laps! Mesazhi i goditur duket se ka të bëjë me zhvillimet e fundit, për këtë çështje.

“Pas një debati të madh jo vetëm në shtetet përkatëse, por edhe në ambientet politike ndërkombëtare, ku palët u ndanë në llogore të ndryshme për të ashtuquajturin plan Vuçiq-Thaçi për shkëmbime territoresh, gjithçka u bllokua ditën e djeshme, kur “papritur” presidenti serb, refuzoi të ulej në tryezën e bisedimeve me presidentin Thaçi në Bruksel.

Plani për vizatime kufijsh të rinj mbi hartat e Serbisë dhe Kosovës, nga shumë kancelari të rëndësishme të Evropës si Gjermania dhe Britania e Madhe është konsideruar, si një precedent i rrezikshëm për Ballkanin Perëndimor, i cili mund të çojë në një efekt domino edhe për vende të tjera, si Bosnja apo Maqedonia”, thuhet në shkrim.

Media evropiane jep alarmin, përmes një karikature paraqet hartën e “korrigjimit të kufijve”

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img