Rugova po përballet me akuzat për konflikt interesi.
Aktakuza ndaj Rugovës është ngritur në prill të këtij viti ndërsa kjo është seanca e parë në këtë rast, për shkak të mungesave të kryetarit të komunës së Istogut.
Haki Rugova dyshohet se më 1 gusht 2014 në cilësinë e kryetarit të Komunës së Istogut me dashje ka marrë pjesë personalisht në nënshkrimin e kontratës ‘Ndërtimi i Kanalizimit Fekal në Fshatin Cerrcë-Lubozhdë- Faza e Parë”.
Tenderin për ndërtimin e këtij kanalizimi e fitoi “’MA-CON’ sh.p.k, në pronësi të vëllait të tij, Gani Rugova, në vlerë prej 289,119.85 euro “duke mundësuar interes financiar për të dhe personin juridik që ka të bëjë me të”.