Në LDK thonë se do të angazhohen për t’i shterur të gjitha rrugët institucionale dhe se protestat i shohin si mjetin e fundit, ndërsa në PSD thonë se nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga Vetëvendosja për organizim të protestave.
Deputetja nga radhët e PSD-së, Besa Baftiu, në një prononcim për “Zërin” ka thënë se kjo parti ende nuk ka diskutuar për mundësinë e organizmit të protestave. “Ne nuk kemi marrë kërkesë prej Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me këtë dhe ne nuk e kemi diskutuar këtë. Ende nuk e kemi pasur mbledhjen e Kryesisë dhe do të diskutojmë. Momentalisht nuk ka diçka të re”, ka thënë ajo.