7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi mban seancë te jashtëzakonshme për rrezikun e korrigjimit të kufijve

Kuvendi i Republikës së Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare  për “t’ia ndaluar presidentit Hashim Thaçi, që të diskutojë me Serbinë mundësinë e korrigjimit të kufijve të Kosovës”.

Seanca e jashtëzakonshme mbahet vetëm tri ditë para takimit në Bruksel ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe atij të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ky i fundit tashmë ka njoftuar zyrtarisht se “kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’iu bashkuar kjo pjesë territorit të Kosovës, do ta paraqesë në tavolinën e bisedave me Vuçiqin”, bisedime këto që lehtësohen nga shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini.

Asnjeri nga presidentët, as Hashim Thaçi dhe as Aleksandër Vuçiq, nuk kanë dhënë detaje se si mund të ndryshohen kufijtë, mirëpo, pavarësisht kësaj, vet fekti që mund të diskutohet për kufijt është e papranueshme për opozitën në Kosovë.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK) Avdullah Hoti, thotë se nga seanca e sotme pritet të nxirret një rezolutë e kuvendit dhe përmes saj synohet të dërgohet një sinjal i qartë se cili është qëndrimi i Kosovës për këtë temë.

“Unë pres që mbështetja për këtë rezolutë të planifikuar për t’u miratuar në parlamentin e Kosovës të mbështetet nga të gjitha grupet parlamentare pa përjashtim të opozitës dhe koalicionit qeverisës, sepse është në të mirë të qytetarëve të vendit.”

“Është informatë dhe qëndrim i mirë që u dërgohet miqve tanë ndërkombëtarë që na kanë ndihmuar të vijmë deri në këtë pikë, për vullnetin e qytetarëve të Kosovës të shprehur përmes deputetëve në parlamentin e Kosovës dhe mbi të gjitha është sinjal i qartë për presidentin e vendit që ai duhet të ndalet me veprimet e tij antikushtetuese për të rrënuar shtetin e Kosovës”, thotë Avdullah Hoti.

Edhe Partia Social Demokrate e Kosovës (PSD) ka kohë që po kërkon seancë të jashtzakoshme për të diskutuar rreth dialogut me Serbinë.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Dardan Sejdiu, thotë se kuvendi i Kosovës është vendi ku caktohet se çfarë duhet biseduar me Serbinë dhe çfarë jo.

“E para është presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili jashtë kompetencave të tij po vazhdon me aventura sa i përket organizimit të kësaj republike. Dhe e dyta ka të bëjë me faktin se kjo po ndodh jashtë kuvendit. Dialogu duhet t’i kthehet kuvendit. Besoj që rezoluta që do të prezantohet do të ketë mjaftueshëm vota që të kalojë. Çdo lloj diskutimi me palët e tjera jashtë parlamentit, pa mandat të tij dhe pa mbikëqyrje të parlamentit nuk është në përputhje edhe me frymën që e ka kushtetuta e kësaj republike që e përcakton Kosovën si republikë parlamentare”, ka thënë Sejdiu.

Partitë parlamentare pjesë e koalicionit qeverisës, ndërkaq, akoma nuk janë deklaruar qartë nëse do ta mbështesin rezolutën që ia “ndalon” presidentit që të diskutojë me Serbinë për korrigjimin e kufijve të Kosovës.

Që një rezolutë të kalojë në kuvendin e Kosovës nevojitet shumica e thjesht prej 61 vota nga 120 deputetë sa i ka kuvendi.

Por seanca mund të edhe dështojë në rast se parlamenti nuk ka kuorum të nevojshëm e që së paku duhet t’i ketë 61 deputet pjesëmarrës.

Sidoqoftë, megjithë zhvillimet politike brenda Kosovës, me datën shtatë shtator është paralajmëruar takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img