11.3 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ismaili: Korrigjimi i kufijve nënkupton qëllimin për marrjen e Preshevës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka vlerësuar se partitë opozitare nuk duan të jenë pjesë e procesit të dialogut ngase, sipas tij, nuk kanë guxim për vendimmarrje.

Ismalji gjatë një interviste në Info Magazine të Klan Kosovës, ka kujtuar se PDK-ja kishte paraqitur një platformë për dialogun me Serbinë, mirëpo ka hasur në refuzim nga partitë opozitare.

“Qëllimi i PDK-së është që të gjithë të jenë në një vijë, që institucionet e Kosovës do ta ruajnë Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin territorial. Të gjitha këto i kemi paraqitur në platformë dy muaj më parë. Interpretimi i disa partive nuk është interpretim i fakteve mirëpo i prizmit të tyre”.

“Ju dorëzuam dokumentet ju kemi thënë të japin mendimet e tyre. Nuk është koha t’i keni garat e brendshme në tema nacionale. Janë gara të brendshme në kurriz të një procesi shumë të rëndësishëm”.

Ismajli ka sqaruar idenë për korrigjimin e kufijve, që sipas tij, nënkupton që në përmbylljen e dialogut, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkohen Kosovës. Ai shtoi se ideja për shkëmbim territoresh nuk është diskutuar.

“Ideja e shkëmbimit të territoreve po vjen nga partitë opozitare. Të vetmit njerëz që po e përmendin janë paritë opozitare”

“Në këtë rast e kemi problemin me rezolutën. Thuhet se do të bëjë diçka që është e garantuar me kushtetutë. Nuk mund të flasësh në rezolutë, për diçka që është e garantuar me kushtetutë. Ata po duan të vijnë në kuvend dhe të flasin për ndarje të Kosovës”.

“Korrigjimi i kufijve nënkupton që pala kosovare ta ketë për qëllim marrjen e Preshevës. Në qoftë se nuk ka kundërshtim me kushtetutën dhe brenda asaj, partitë politike mund të flasin çfarë të duan”.

“Dëmi më i madh i Kosovës mund t’i shkaktohet me asociacionin”.

“Ne po ndërtojmë skenario të dyshimeve tona, mos ndoshta këtu po futet Serbia, mos ndoshta atje, etj. Partitë tjera nuk janë zënë në befasi , por janë zënë në pa-guxim, nuk kanë guxim të afrohen. Po e bëjnë një përçarje të skenës”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img