Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneral major, Salvatore Cuoci.
Lumezi, fillimisht e ka falënderuar gjeneralin Cuoci, për angazhimin dhe sigurinë e dhënë nga KFOR-i, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Lumezi ka potencuar se Prokurori i Shtetit, është duke u angazhuar për të garantuar mbrojtjen e secilit qytetar të Kosovës, të cilët nuk i shkelin ligjet e këtij vendi, pavarësisht profesioneve dhe pozitës në shoqëri.
Ndërsa, në anën tjetër ka theksuar se kryerësit e të gjitha veprave penale do të vihen herët apo vonë para përgjegjësisë penale.
Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, u shpreh se do të mbetet i përkushtuar që të ketë ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe njëherit ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim me institucionin e Prokurorit të Shtetit.