0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kroacia është partner i rëndësishëm i Kosovës, thotë Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Republikën e Kroacisë, në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, sot ka zhvilluar një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic.

Haradinaj tha se përkrahja e Kroacisë si vend anëtar i BE’së është e një rëndësie të veçantë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, me theks të veçantë liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, INTERPOL dhe UNESCO.

“Kroacia është model për t’u ndjekur, partnere në rrugëtimin euroatlantik dhe zë i fuqishëm yni në institucionet ndërkombëtare. Në prag të Forumit të Dubrovnikut, diskutim i hapur dhe miqësor me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, me fokus avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona, si dhe temat aktuale politike që ndërlidhen me paqen e stabilitetin rajonal. Në kuadër të takimit, u pajtuam se raportet tona tradicionalisht të shkëlqyera duhet t’i përkthejmë në një partneritet të gjithanshëm zhvillimor. Shteti kroat mbetet mbështetës i fuqishëm i përshpejtimit të agjendës europiane dhe konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës.RH’, shkruan Haradinaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img