Në dokumentin e siguruar nga Indeksonline, shihet se Qalaj ka marrë numrin më të madh të pikëve, gjithsejtë, 34.8 pikë.
I dyti në rënditje është Samedin Mehmeti me 29.4 pikë, ndërsa i treti është Gazmend Hoxha me 29.2 pikë.
Kandidati me më së shumti pikë dërgohet në zyren e kryeministrit Haradinaj, para se të votohet në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Madje, Indeksonline mëson se kandidati me më së shumti pikë pritet të futet sot në rendin e ditës të Qeverisë së Kosovës.