-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi bën thirrje për qetësi: Ata që kanë kryer krime, kurrë nuk mund të kthehen në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se kupton nënat gjakovare që protestojnë kundër vizitës së serbëve në Gjakovë.

Ai ka siguruar të gjitha nënat kosovare dhe qytetarët e Kosovës se personat që kanë kryer krime në Kosovë kurrë  nuk mund të kthehen në Kosovë.

Thaçi me anë të  një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje nënave gjakovare për tolerancë, por ka thënë se edhe nëse veprojnë ndrysh ju kuptoj dhe ju respektojë.

Ndryshe në Gjakovë ka filluar protesta kundër vizitës së serbëve në këtë qytet.

 

Postimi i plotë i Thaçit:

Me nënat gjakovare dhe të gjitha nënat kosovare e ndjej dhe ndaj dhembjen për humbjen e me të dashurave të tyre. I siguroj ato dhe gjithë nënat kosovare, si dhe të gjithë qytetarët e Kosovës se kriminelët dhe vrasësit që kanë kryer krime, kurrë nuk do të mund të kthehen në Kosovë. Kudo që janë, ata nuk do të jenë të qetë, derisa të japin llogari përpara drejtësisë. Ne nuk do të harrojmë kurrë çfarë kemi përjetuar. Me respektin më të madh ju thërras për tolerancë dhe mirëkuptim. Por, edhe në rast se ju veproni ndryshe, unë përsëri ju kuptoj dhe respektoj njësoj. Një nënë është nënë kudo në botë, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare. Ajo ka nevojë të derdhë lotë dhe të vendosë lule pranë varrit të djalit, vajzës, burrit, motrës, mbesës apo nipit. Të njëjtën të drejtë e ka edhe një baba, një vëlla apo një motër. Secili ka të drejtë ta shuajë mallin dhe të shprehë dhembjen për më të dashurit e tij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img