“Ansambli mrekulloi të pranishmit e shumtë me një paraqitje brilante, me të cilën edhe kësaj radhe, si çdoherë, para artdashësve të shumtë dëshmoi se ne kemi një traditë për lakmi”, ka theksuar drejtori artistik, Ylber Asllanaj, raporton KultPlus
Trupa e këtij asnambli është paraqitur të enjten, para publikut bullgar duke prezantuar traditën kulturore shqiptare përmes këngëve dhe valleve.
Drejtori Artistik Ylber Asllanaj ka bërë të ditur se Ansambli “Shota”, është mirëpritur nga publiku.
“Ansambli mrekulloi të pranishmit e shumtë me një paraqitje brilante, me të cilën edhe kësaj radhe, si çdoherë, para artdashësve të shumtë dëshmoi se ne kemi një traditë për lakmi”, ka theksuar Asllanaj në facebook, teksa ka publikuar një video nga paraqitja e valltarëve në kuadër të festivalit veror.
Asllanaj ka theksuar se paraqitja dinjitoze në këtë aktivitet është edhe një dëshmi se përfaqësuesit e ansamblit janë ambasadorët kulturorë të Kosovës.