Barcelona vendosi që Munir El Haddadi të qëndrojë në skuadër këtë sezon dhe pritet të ketë hapësira të mjaftueshme për të shprehur talentin.
Ernesto Valverde e ka në konsideratë sulmuesin 22-vjeçar por tashmë atij i mbeten vetëm disa muaj kontratë me katalanasit ndaj dhe drejtuesit janë vënë në lëvizje për të rinovuar me të.
Palët nuk pritet të kenë probleme dhe pengesa në arritjen e akordit pasi vetë El Haddadi dëshiron të qëndrojë te Barcelona ku ka kaluar të gjitha nivelet e La Masias dhe të firmosë deri në vitin 2022.