1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Agim Bahtiri: Qeveria Haradinaj mund të përballet me protesta

Në një postim të tij në Facebook Agim Bahtiri Kryetari i Mitrovicës ka reaguar pas deklaratave të këshilltarit Amerikan i cili ka deklaruar se nëse Serbia e Kosova merren vesh për ndryshime në territore ShBA nuk do e pengoj këtë proces.

Bahtri ka thirru qeverinë Haradinaj që ta pengoj procesin në të kundërtën sipas tij qeveria do përballet me protesta.

“Nga e cila mund ta pësoj edhe Qeveria prej protestave të fuqishme të paralajmëruara, të cilat do t’i mbështes edhe unë fuqishëm”, ka shkruar Bahtiri.

Postimi i plotë i Bahtirit:

Me shqetësim e lexova lajmin se këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka deklaruar që nëse Kosova dhe Serbia pajtohen për korrigjime territoriale, atëherë ShBA nuk e pengon këtë proces.

Pas mbajtjes së një tryeze të organizuar dje nga unë në Mitrovicë, VV, LDK, AAK dhe AKR kanë arritur të pajtohen për pesë konkluzione në lidhje për dialogun me Serbinë, ku pika e parë thotë se në dialogun e Brukselit nuk mund të ketë negociata për ndryshim kufijsh e as shkëmbime territoriale.

Nëse nuk pengohen nga Qeveria nismat për ndryshim kufijsh, atëherë Kosova në muajt e ardhshëm rrezikon të hyj në rrugë pa krye, nga e cila mund ta pësoj edhe Qeveria prej protestave të fuqishme të paralajmëruara, të cilat do t’i mbështes edhe unë fuqishëm.

I bëj apel Kuvendit të Kosovës që të mbajë mbledhje urgjente dhe të merr vendim për ndalimin e negociatave në Bruksel për çështjen e shkëmbimeve territoriale.

Nëse hapet në Bruksel çështja e ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimeve territoriale, mitrovicasit nuk do të rrijnë duarkryq duke shikuar si spektatorë se si po i ndahet trualli, por do të reagojnë në mënyrë radikale duke marrë rrugën për Prishtinë dhe me metoda tjera

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img