3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Zejnaj: Asfaltimi i rrugës në Tërn të Ferizajit, peng i OSHP-së

Banorët e fshatrave Babush, Tërn e Bablak të Ferizaj janë ankuar për asfaltin e rrugëve i cili pothuajse është dëmtuar tërësisht.

Shef i kabinetit në Ministrinë e Infrastrukturës, Argjend Zejnaj ka thënë se këto ankesa nga banorët janë më të drejtë, mirëpo sipas tij asfaltimi i tyre po mbahet peng i OSHP-së.

“Ashtu siç edhe është premtuar me 10 prill 2018 nga ministri Pal Lekaj, Ministria e Infrastruktures ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për asfaltimin e rrugës Babush – Tërn – Koshare – Slivovë, por e njëjta sot proceduralisht gjendet e “ngulfatur” në Organin Shqyrtues të Prokurimit”, ka shkruar Zenaj.

Postimi i plotë:

ASFALTIMI I RRUGËS NË TËRN, PENG I OSHP-së

Banorët e fshatrave Babush, Tërn e Bablak të Ferizajt, me të drejtë e kanë që ankohen për gjendjen e rrugës së tyre. Ministri, Pal Lekaj, duke e kuptuar këtë gjendje, bashkë me deputetin, Labinot Tahiri e kanë vizituar dy herë këtë segment rrugor, prandaj konform urgjencës për të investuar, dhe bazuar në procedurat ligjore, u është bërë e qartë të gjithë përgjegjësve se projekti duhet të jetësohet sa ma pare që është e mundur.

Ashtu siç edhe është premtuar me 10 prill 2018 nga ministri Pal Lekaj, Ministria e Infrastrukturës ka përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme për asfaltimin e rrugës Babush – Tërn – Koshare – Slivovë, por e njëjta sot proceduralisht gjendet e “ngulfatur” në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Prandaj, neve na mbetet të presim vendimin e OSHP-së.

Banorëve të këtyre fshatrave dhe deputetit, Labinot Tahiri, ju kërkojmë mirëkuptim!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img