0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

‘Vizatimi i kufijve’ pa opozitën

Opozita është e vendosur të mos i bashkohet delegacionit kosovar në takimin e ardhshëm në Bruksel në fillim të shtatorit, ndonëse presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se në këtë takim homologut të tij serb Aleksandër Vuçiq do t’ia prezantojë planin për “korrigjimin e kufirit” në mënyrë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, shkruan Gazeta “Zëri”.

Pas pak javëve presidentët e Kosovës dhe të Serbisë pritet të takohen në Bruksel në kuadër të fazës finale të dialogut mes dy vendeve, ku presidenti Hashim Thaçi pritet t’ia prezantojë Aleksandër Vuçiqit planin, siç ka thënë ai, për “korrigjimin e kufirit” me synimin që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

Megjithatë, në këtë takim të rëndësishëm për vendin opozita nuk do t’i bashkëngjitet të parit të shtetit të Kosovës në bisedimet me Serbinë. Madje Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të mobilizohet kundër Thaçit para këtij takimi.

Thaçi ditë më parë ka konfirmuar për “Reuters” se në takimin e shtatorit në Bruksel Vuçiqit do t’ia prezantojë planin e tij për “korrigjimin e kufirit” me Serbinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img