-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Rasti “Stenta”, apeli konfirmon aktakuzën ndaj mjekëve të akuzuar

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30 maj me anë të te cilit janë refuzuar si të pabazuara kërkesat e 39 të pandehurve për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, e cila ka marrë miratimin e shkallës së parë, të pandehurit G.B., M. A., F. H., A. S., A. K., B. G., F. Sh., L. P., L. K., F. S., N. M., D. M., B. K., H. Q., S. Gj., B. G., H. H., D. G., B. P., E.M., B.M., N.R., H.S., L.P., Sh.Sh., G.B., D.K., M.G., A.L., M.S., Xh.K., E.H., N.Z., R.E., I.A., P.A., A.B., A.P. dhe A.B., akuzohen për vepra të ndryshme penale si keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje, marrje ryshfeti etj.

Gjykata e Apelit e Kosovës vlerëson se Gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejt kur i ka refuzuar kërkesën e mbrojtësve të pandehurve për hedhjen e aktakuzës si të pabazuar, në bazë të nenit 249 par.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img