Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se pas aksionit të sotëm të aktivistëve të saj, të cilët kanë hedhur ngjyrë dhe janë përplasur me policinë, para stacionit qendra, janë arrestuar 7 aktivistë.
“Para pak çastesh Policia e Kosovës arrestoi 7 aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ndër ta dhe një deputete të Kuvendit të Kosovës, teksa po zhvillonin aksion simbolik pranë Stacionit të Policisë në lidhje me neglizhencën e institucioneve të Republikës së Kosovës për dhunën ndaj grave”, thuhet në njoftim.
Të arrestuarit sipas VV-së janë Saranda Bogujevci, Rinë Zhitia, Diellëz Arifi, Elona Kurti, Çlirim Gërbeshi, Atdhe Arifi, Patrik Domi.