Hoti me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se ideja e ndryshimit të kufjeve do shtyj proceset euro integruese të rajonit.
Sipas tij, ideja për ndryshim kufijsh ka ndikuar edhe në njohjet e reja dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtarë ku Kosova ka pasur mundësi të anëtarësohet.
Postimi i plotë i Hotit:
E kam mirëpritur deklarimin e qartë te Kancelares Merkel kundër ndryshimit te kufijve. Pres qe pas këtij deklarimi, si dhe te deklarimeve te disa qeverive te tjera, te ndalen personat ne Kosove e Serbi qe po promovojnë ketë ide, te cilat padyshim se po e bëjnë në mënyrë te koordinuar.
Ne dhjete vjetorin e pavarësisë se Kosovës, kjo ide e ka nxjerre ne pah pasigurinë politike te krejt Ballkanit Perëndimor. Kjo padyshim se do te shtyje proceset euro integruese te rajonit, por do te ndikoje edhe ne përkeqësimin e gjendjes ekonomike dhe sociale, duke e renduar eten e qytetareve.
E mira është se ne Kosove tanimë është krijuar masa kritike e spektrit politik për te mos lejuar eksperimente te tilla qe po bëhen për hesape personale.
Megjithatë, ajo qe tanimë ka ndodhur është dërgimi i sinjaleve te paqarta tek miqtë tanë dhe tek shtetet qe ende nuk na kane njohur lidhur me atë se çfarë duan qytetaret e Kosovës. Kjo e ka futur ne qorrsokak diplomacinë tonë dhe atë të vendeve mike, qe ka rezultuar me stopim te plote te integrimit te Kosovës ne mekanizma ndërkombëtarë ku ka qene e mundshme, si dhe ka stopuar plotësisht njohjet e reja