9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Deklarata e Merkelit për territoret në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”


Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka qenë e qartë rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, ku kërkon që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

Merkel në deklarimin e saj për këtë çështje ka thënë se kufijtë e shteteve të Ballkanit janë të përcaktuar dhe se ato nuk mund të ndryshohen.

Nga ana tjetër,njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare, vlerësojë se presidenti Thaçi nuk mund të merr veprime që qe cenojnë rolit e tije si përfaqësues i unitetit juridik – kushtetues  te shtetit, ne vend dhe me marrëdhënie me boten e jashtme.

Taulant Kryeziu njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, thotë se Kuvendi i Kosovës, është organi i vetëm për të diskutuar çështje të tilla.

Ai për lajmi.net, thotë se edhe deklarata e kancelares Merkel, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Asnjë  organ i vetëm nuk ka legjitimitet për te folur në emër te tërësisë territoriale, përveç Kuvendit të Kosovës dhe në rastet të  caktuara, vetëm sovrani përmes referendumit. Meqenëse në Kosove nuk ekziston ligji për referendum, atëherë vetëm Kuvendi mbetet institucioni legjitim për të diskutuar për çështjet nga neni 18.1 i Kushtetues që ka të bëjë me paqen, territorin, aleancat politike, futjen e shtetit borxh me jashtë etj”.

“Në këtë drejtim janë edhe deklarata e kancelares Merkel, në përputhje edhe me parimet e grupit të kontaktit si dhe me Kushtetutën e Kosovës nenin 1.3. thotë se, ‘Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti’, është shprehur Kryeziu, për lajmi.net.

Një ditë më parë, Merkel ka thënë se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo këto komente i ka bërë pas takimit me kryeministrin e Bosnjës, Denis Zvizdiq, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në rajon.

“Ne u pajtuam mbi tri çështje, të cilat janë mbi të gjitha të tjerat: çështja e parë është integriteti territorial i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo është një gjë e shenjtë dhe këtë duhet ta përsërisim gjithherë, sepse ka gjithmonë përpjekje për të diskutuar mbi kufijtë. Këtë ne nuk mund ta bëjmë. Nga kjo varet edhe ardhmëria evropiane e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor. Dhe Bosnjë e Hercegovina aspirojnë statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, citohet të ketë thënë Merkel.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka  dhënë idenë i tij që në fazën e fundit të dialogut më Serbinë, të diskutohet edhe për korrigjim të kufijve, që nënkupton bashkimin e Luginë së Preshevës me Kosovën.

Ai ka mohuar se do të ketë ndarje të Kosovës apo shkëmbim territoresh.

Ndërsa që partitë opozitare kanë akuzuar Thaçi se po bënë pazare me Serbinë për ndarje të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img