Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka njoftuar se rreth orës 16:45 minuta në rrugën e “Pushkatarëve” në Prizren ka ndodhur një incident, me ç’rast janë përdorur armë zjarri.
Rastin e ka treguar për “Indeksonline”, Zëdhënësi i PK-së për këtë rajon, Hazir Berisha.
Më tutje, ai ka shtuar se Njësitet relevante të policisë po merren me hetimin e rastit. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë.