Debatit për kufijtë e Kosovës i është bashkangjitur edhe ish-kryeministri dhe ish-lideri i Partisë Demokratike, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Ai ditë më parë parë u akuzua nga Presidenti Thaçi se ka furnizuar me naftë makinerinë e Millosheviqit kundër Kosovës.
Tani, Berisha ka replikuar duke e quajtur Thaçin argat të Beogradit.
“1- “korrigjimi” i kufijve, term që përdorë sot Beogradi dhe argatët e tij në Prishtinë, nënkupton as më shumë dhe as më pak se si t’i kalojnë Republikës së Serbisë katër komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku”, ka thënë Berisha në një postim në facebook.
Më poshtë lexoni postimin e plotë pa ndërhyrje të Serbisë:
Termi “korrigjim kufijsh” midis Kosoves dhe Serbise, eshte thjesht produkt i kuzhines se Beogradit!
Te dashur miq, ketu me poshte keni nje dokument te kuzhines se Beogradit, ne te cilen flitet jo per ndarje apo coptim te territorit te Kosoves por per korrigjim te kufijve midis Serbise dhe Kosoves si dhe per marreveshje win-win midis ketyre dy vendeve. Sipas ketij dokumenti:
1- “korrigjimi” i kufijve, term qe perdor sot Beogradi dhe argatet e tij ne Prishtine, nenkupton as me shume dhe as me pak se si ti kalojne Republikes se Serbise kater komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.
2- Kjo, sipas kuzhines se Beogrdit do te ishte nje marrveshje win-win, pra qe do te fitonin te dy palet.
3- Ne firmosjen e kesaj marreveshje duhet te jete Edi Rama! Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatet e Beogradit qe perpiqen te mashtrojne shqiptaret me spekullime semantike te pregatitura ne kuzhinen e kryeqendres se Serbise dhe te servirura ne takime obskure te argateve te saj shqipfoles albanofob.
Ketu me poshte, per cilindo qe ka interes, keni ne anglisht dokumentin e think tankut te Aleksander Vuçiç! sb.