7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Bosnja nuk u jep viza basketbollistëve të Kosovës, ua rrezikon pjesëmarrjen në kampionatin europian

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar rreth vonesave që ajo i quan të paarsyeshme, të stërzgjatura dhe vështirësitë sistematike të procedurave të pajisjes me viza për anëtarët e Përfaqësueses U16 të Kosovës në Kampionatin Europian FIBA –U16, që do të mbahet në Sarajevë nga data 9 deri më 18 gusht.

“Kosova është bërë anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit tash e më shumë se tre vjet, andaj tentimi për të vënë pengesa politike me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit jo vetëm që shkel parimin bazë evropian të Lirisë së Lëvizjes, por edhe rregullat e vet Organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Ushtrimi i presionit psikologjik disa ditor ndaj Përfaqësueses së Kosovës në lidhje me këto pengesa, përderisa ata sot është dashur, që të zhvillojnë stërvitjen e tyre në Sarajevë para përballjes në ndeshjen e parë kundër Bosnjë dhe Hercegovinës nesër është dashakeqëse dhe jo-sportive, thekson Ministria e Jashtme e Kosovës.

MPJ i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetëror edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse.

Ministria u ka bërë thirrje Bashkimit Europian dhe shteteve aleate dhe partnere që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img