3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ku mbet drafti? Asnjë lëvizje nga Ekipi Menaxhues për Asociacionin

Më 4 gusht ka përfunduar afati që Bashkimi Evropian ka dhënë për finalizimin e draftit për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.

Megjithëkëtë, Ekipi Menaxhues i Asociacionit, i cili përbëhet nga pjesëtarë të komunitetit serb, ende nuk ka arritur të dorëzoj në Bashkimin Evropian draftin për këtë marrëveshje të nënshkruar mes Kosovës e Serbisë.

Kjo gjë u konfirmua për lajmi.net nga shefi i ekipit teknik të Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi.

Ai tha se kurdo që ekipi menaxherial e dërgon në Bruksel, BE e njofton palën kosovare, por deri më tani Arifi thotë se nuk ka pasur thirrje.

“Ekipi Menaxherial do të prezantojë draftin para Bashkimit Evropian, palës kosovare e serbe, pastaj do të shqyrtohet nga Qeveria e Kosovës”, deklaroi ai.

Pala kosovare, thotë Arifi është e gatshme të dëgjojë rezultatet e draftit të asociacionit kur do që ka shenjë nga Brukseli.

“Se a është dorëzuar apo jo nuk mundemi ne me konfirmuar pasi është Bashkimi Evropian do të duhet ta bëjë një gjë të tillë. Sido qoftë ne jemi gati kur do që na thirr BE-ja”, është shprehur ai.

Lajmi.net ka dërguar pyetje në adresën e Maja Kocijancic, zëdhënëses së Përfaqësueses së Lartë Federica Mogherinit, në lidhje me dorëzimin e draft statutit të asociacionit, mirëpo deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

Zyrtarët e lartë shtetëror këmbëngulin se asociacioni do të bëhet vetëm sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Mirëpo, Serbia vazhdon të synojë se kjo marrëveshje do të zbatohet ashtu siç është nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, nga Bashkimi Evropian thonë se një marrëveshje e tillë duhet të bëhet sipas ligjeve të Kosovës.

Nga ana tjetër nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Ekipi Menaxhues së pse e kanë vonuar draft statutin apo edhe kur do të arrijnë ta përfundojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img