Inspektorati Policor i Kosovës njofton opinionin publik se ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, me vendim, Nr 363/2018 të datës 02.08.2018, ka emëruar Miradije Kelmendin, kryeshef ekzekutive të IPK-së.
Ky emërim ka ardhur pas përfundimit të procedurave të konkurrimit nga konkursi i shpallur me datën 04.07.2018. Vendim ka hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit dhe nga data 02.08.2018 Miradije Kelmendi do t’i kryejë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që dalin nga Ligji Nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor të Kosovës.
“Inspektorati Policor i Kosovës fton opinionin publik që të vazhdojë të besojë në punën profesionale të IPK-së dhe fton në bashkëpunim të përhershëm në ngritjen performancës tonë”, njofton IPK-ja.