6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Hashim Thaçi hajgare me LDK’në: Lavdëron Avdullah Hotin dhe e fton t’i udhëheq bisedimet

Presidenti Hashim Thaçi i ka bërë ftesë publike shefit të Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ta udhëheq dialogun me Serbinë, duke thënë se ai si President do ta përkrahte. Presidenti Thaçi la anash bojkotin e vazhdueshëm që i bën LDK’ja si kryenegociator në dialogun me Serbinë, ndërsa lavdëroi Hotin, duke thënë se madje edhe ia lëshon vendin e tij.

Derisa LDK refuzon vazhdimisht që të jetë pjesë e ekipit negociator me Serbinë, të cilin e udhëheq Thaci, Presidenti thotë se është i gatshëm ta ftojë Hotin ta zë vendin e tij, duke e konsideruar si të denjë pas deklarimit për Luginën e Presheves.

“Është jashtëzakonisht inkurajus deklarimi i z. Hotit që edhe Medvegja, Bujanoci e Presheva të jenë pjesë e Kosovës. Ky është avancim i pozicionit të informacionit politik dhe informacioneve tjera”, ka thënë Thaci.

Thaçi çuditerisht i dha shumë lëvdata Hotit, duke thënë se është mjaft i kualifikuar dhe plotëson të gjitha kushtet për ta drejtuar dialogun.

“Pas këtij pozicioni të qartë të Hotit, unë jamë i gatshëm ta ftoj z, Hoti të udhëheq dialogun me Serbinë. Ka përvojën politike, diplomatike, ka kredencialet akademike të reformave fiskale, ka autoritetin madhor në kuadër të kauzave kombëtare’, ka thënë Presidenti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img