-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Shërbimi civil rol të rëndësishëm në progresin e gjithanshëm të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj, i shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli.
“Gjatë takimit, u bisedua për mundësitë e fuqizimit të shërbimit civil, nevojën e ndryshimit të legjislacionit përkatës, avancimin e proceseve që lidhen me strukturimin dhe aspektet tjera që lidhen me reformimin e shërbimit civil në Kosovë.

Mustafa, vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e Këshillit duke ofruar përkrahjen e plotë të Qeverisë për kryerjen e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftimin për media.
Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi orientimet e Qeverisë së Kosovës për reformimin e shërbimit civil dhe avancimin e gjithanshëm të tij, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka shërbimi civil në progresin e gjithanshëm që po arrihet në Kosovë.
Në këtë kontekst, Mustafa, theksoi hapat që po ndërmerren nga Qeveria në eliminimin e çdo lloj keqpërdorimi dhe parregullsie, veçanërisht në aspektin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe akteve korruptive.
Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil, Shkëmb Manaj, e njoftoi kryeministrin Mustafa për punën dhe përkushtimin anëtarëve të Këshillit për të kontribuar në avancimin e shërbimit civil të Kosovës.
Duke kërkuar përkrahjen dhe bashkëpunimin e mëtejmë të Qeverisë, Manaj shpalosi edhe objektivat kryesore të Këshillit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img